Napoli i urdhëron lojtarët të mos largohen nga qyteti


Futboll


Gazeta Express

26/03/2020 10:24

Askush për momentin nuk mund të lërë Napolin për të udhëtuar drejt vendit të tij të origjinës.

Ndryshe nga ajo çfarë ka ndodhur me Juventusin
dhe Interin dy klube që kanë lejuar lojtarët e tyre të huaj të largohen drejt
vendeve të tyre, nga qyteti i Napolit për momentin nuk do të ikë asnjë
futbollist. Urdhri ka qenë i presidentit Aurelio De Laurentiis.

Në pritje për t’u sqaruar çështja se kur
klubet do të nisin stërvitjen të gjithë lojtarët e skuadrës së kaltër do të
qëndrojnë në Napoli.

Vendimi i klubit është bazuar te fakti se një
largim në këtë pikë nga qyteti do t’i detyronte futbollistët të qëndronin 14
ditë në izolim në momentin që do të mbërrinin në vendet e tyre dhe 14 dita të
tjera në momentin që do të ktheheshin në Napoli.

28 ditë në karantinë për të gjithë lojtarët e
huaj do të prishnin planet e trajnerit Gennaro Gattuso që është në gatishmëri
për të rinisur stërvitjen.