Kjo është hera e parë që njerëzimi po mundet ta shohë arritjen në Mars në këtë mënyrë, falë edhe një numri kamerash që ishin vendosur në fluturake, shkruan The Independent.

Videoja shfaq po ashtu fluturaken teksa lëshohet drejt planetit, duke i përdorur parashutat dhe motorët për të ngadalësuar rënien, e më pas prek në sipërfaqen e planetit të kuq.

Në këtë mënyrë, është ofruar “një ide se si është që të ulës në Jezer Crater”, ka thënë Mat Wallace, zëvendësmenaxheri i projektit për këtë mision.