I ka dhënë fund lidhjes së tyre për të dytën herë Channing Tatum dhe Jessie.

Ylli i filmave 39-vjeçar dhe këngëtarja 32-vjeçare patën një ndarje “miqësore” dhe “janë akoma në kontakt me njëri-tjetrin”, tha një burim për The Sun.

Aktori nuk u la vend aspak lotëve nga ndarja.Ai tashmë ka hapur një llogari në aplikacionin e lidhjeve që përdorin të famshmit, Raya, duke shkruar në bio diçka mbi të kaluarën e tij si striptist.
“Dhe po, kam qenë striptist, më falni”, shkruan ai.Channing dhe Jessie folën në Instagram për ribashkimin e tyre në fund të janarit një muaj para se divorci i tij me Jenna Dewan të finalizohej zyrtarisht.
Ndërkohë Jenna është fejuar me aktorin Steve Kazee, me të cilin ka një djalë të sapolindur të quajtur Callum.
Përpos jetës së tij si beqar, Channing ka postuar disa pamje në Instagram me vajzën e tij 6-vjeçare Everly, që ka me Jenna-n.