Sot kthehet Premierliga pas një pushimi të shkurtë dimëror, përderisa në fushën e blertë dalin edhe gjigantet e Gjermanisë e Spanjës. Shumë futbollistë kosovarë do të tentojnë ta shfaqin talentin e tyre me skuadrat.

Bundesliga e sjell një ndeshje më interesante
sot, atë mes Werder Bremenit të Milot Rashicës dhe RB Leipzigut, që po garon për
titull të kampionit. Ndeshja nis sot në orën 15:30, transmeton Gazeta Express.

Në orën 16:00 do të nisë përballja mes
Barcelonës dhe Getafës më La Liga, në 17:30 ajo mes Amiens dhe Paris
Saint-Germainit në Ligue 1 dhe në 18:30 Liverpooli e viziton Norwich Cityn në
Premierligë.

Ndeshje interesante ka edhe në Superligën
turke, ku do të luajë Vedat Muriqi për Fenerbahcen; në Championship të Anglisë,
ku do të mundë të luajnë Arijanet Muriçi dhe Atdhe Nuhiu; dhe së fundi në
Superligën zvicerane, ku luajnë shumë lojtarë me prejardhje shqiptare.

Orari i ndeshjeve më interesante të sotshme: