Nicole Scherzinger i kushtoi dedikim të dashurit, Thom Evans, pasi tregoi ‘kuptimin e vërtetë’ në ditëlindjen e saj, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja e “Pussycat Doll”, e cila mbush 42 vjet jetë, së pari u takua me Thom, 35 vjeç, kur u shfaq në “X Factor”, tetorin e kaluar dhe filloi lidhjen një muaj më pas.

Romanca e tyre po bëhet më serioze, Nicole javën e kaluar u njoh me prindërit e partnerit, Biran dhe Sally, në Portugali.

Duke treguar se marrëdhënia e tyre është në rrugë të duhur, artistja ndau me ndjekësit disa fotografi me Thom, duke i bërë dedikim, pikërisht në ditëlindjen e saj.

Çifti dukeshin më të lumtur se kurrë në fotografitë e reja, ndërsa falënderoi të dashurin që nuk u dorëzua kurrë nga ‘dashuria e madhe’.

“Faleminderit Zotit për një vit tjetër rreth diellit. Për një ditë të re, frymë të freskët në mushkëri dhe zemra ime duke rrahur më fortë se kurrë, unë jam shumë mirënjohëse. Faleminderit për gëzimin dhe dashurinë e madhe që jam në gjendje ta marr sot nga familja, miqtë dhe shumë njerëz në mbarë botën,” shkroi ndër të tjera ajo.

“Faleminderit që ishe aq i mirë për mua dhe që nuk hoqe dorë kurrë nga unë, më ke treguar kuptimin e vërtetë të dashurisë, lumturisë dhe paqes, dhe unë jam përjetësisht mirënjohës”, janë fjalët e këngëtares. /Lajmi.net/

View this post on Instagram

A Birthday Prayer Of Gratitude • Thank you God for another year around the sun. For a new day, fresh breath in my lungs and my heart beating stronger than ever, I am so grateful. Thank you for your grace and this unexpected gift of time. Thank you for the joy and overwhelming love I am able to receive today from family, friends and so many around the world. Thank you for being so good to me and for never giving up on me, you’ve shown me the true meaning of love, happiness & peace, and I am eternally grateful. Your little Nicole xo • It’s so important to take time to reflect on how fortunate and blessed we are, now more so than ever. Hold on, don’t lose faith. God is good.

A post shared by Nicole Scherzinger (@nicolescherzinger) on Jun 29, 2020 at 1:27pm PDT