Regjisori i komedive të Steve Martin, “The Jerk” dhe “The Man With Two Brains”,  ishte gjithashtu i famshëm për bashkëpunimin e tij me Mel Brooks, shkruan The Guardian, transmeton lajmi.net.

Carl Reiner, komik dhe krijues veteran i njohur për aktin e tij të dyfishtë me Mel Brooks si dhe regjinë e një varg komedish hite, përfshirë The Jerk dhe The Man With Two Brains, ka vdekur në moshën 98 vjeçe.

“Variety” konfirmoi lajmin, duke raportuar se publicisti i tij tha se ai vdiq nga shkaqe natyrore të hënën natën në shtëpinë e tij në Beverly Hills.

Së bashku me Brooksin, Reiner u bë një ikonë e komedisë hebreo-amerikane për rutinat e skicave të çiftit, më e famshmja “The 2000 Year Old Man”, e cila u shfaq për herë të parë më 1960 dhe u rrit nga puna e tyre si shkrimtarë në komedinë e Sid Cezarit. /Lajmi.net/