Arbenita Ismajli para pak ditësh kurorëzoi dashurinë me martesë me reperin Fero, shkruan lajmi.net.

Në mediet rozë menjëherë filluan të qarkullojnë fotografi nga kurorëzimi, e në një prej tyre u konfirmua edhe shtatzënia e modeles.

Pasi doli lajmi për shtatzëni, Arbenita vendosi të mos fshihej më dhe ndau me ndjekësit disa fotografi në rrjete sociale.

Në imazhet e fundit, modelja shfaqet joshëse me fustan të kuq, teksa thekson barkun e rrumbullakosur.

Me këto fotografi, ajo bëri të ditur se është në muajin e tetë të shtatzënisë dhe duket shumë e lumtur.

Komentet dhe pëlqimet e ndjekësve ishin të shumta sipër fotografive të modeles. /Lajmi.net/