Pierre-Emerick Aubameyang nuk e ka ripërtërirë ende kontratën me Arsenalin, sepse është duke e pritur Barcelonën të trokasë në derë për të.

Sulmuesi i Gabonit, kontrata e të cilit me Arsenalin mbaron
më 2021, është i vetëdijshëm se gjiganti katalonas është i interesuar për të,
prandaj edhe nuk po mund të vendosë për të vazhduar me klubin londinez,
transmeton Gazeta Express.

Sipas mediave angleze, Arsenali është duke kërkuar që prej
fillimit të vitit t’i nisë bisedimet për vazhdimin e kontratës së Aubameyang.

Problemi është se sulmuesi është duke e pritur Barcelonën ta
shfaqë zyrtarisht interesimin për të.

Po ashtu, Aubameyang dëshiron ta shohë nëse Arsenali do t’ia
dalë të kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. /Gazeta Express/