Mjekët dhe infermierët në mbarë botën janë duke bërë punë të palodhshme në përpjekje për të ndaluar përhapjen e COVID-19, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Ndërsa emrat e njohur të ekranit u kanë dhënë ndihmë atyre qoftë nga ana financiare apo ajo emocionale.

Ishte Victoria Beckham ajo e cila zgjodhi që nëpërmjet një lidhje telefonika t’i falënderoj mjekë e infermierë për punën e palodhshme që po e bëjnë.

“Ata janë kaq frymëzues dhe të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë për të qëndruar në shtëpi dhe duke ndihmuar këta punëtorë të mrekullueshëm dhe kolegët e tyre”, u shpreh ndër të tjera ajo./Lajmi.net/