N’Golo Kante është i mrekullueshëm: “Na e hapi derën e shtëpisë në ditët më të vështira”


Instant


Gazeta Express

03/07/2020 23:01

Kemi dëgjuar histori të ndryshme për N’Golo Kanten, i cili pavarësisht se sot fiton miliona, mbetet njeri i thjeshtë jashtë fushe, gjithmonë duke kujtuar vështirësitë që ka pasur si fëmijë.

Sa
herë i është dhënë mundësia, në një apo tjetër mënyrë, Kante i është gjendur
atyre që kanë pasur nevojë.

Tani
Cedric Kipre, ish futbollisti i Leicester City, ka zbuluar një histori që ka
ndodhur vite më parë.

“Kam
jetuar në shtëpinë e Kante për disa muaj kur isha në Leicester. Kisha probleme
me apartamentin dhe ai na strehoi mua dhe vëllain tim”, u shpreh Kipre.

“Jo
të gjithë do ta kishin bërë këtë. Ishte vërtet diçka e mirë nga ai. Nuk ka
njeri më të përulur se Kante”. /Gazeta Express/