Miley Cyrus e ka gjetur padyshim mënyrën si të marrë vëmendjen e duhur.

Në të shumtën e rasteve ajo e bën duke publikuar imazhe gjysmë e zhveshur dhe jo për çudi që kanë efektin e tyre të madh.

Ajo edhe këtë herë zgjodhi të publikonte një imazh provokues ku shihej me një bluzë të zezë teksa binte në sy gjoksi i saj.

Ajo publikoi në llogarinë e saj në Instagram foton në të cilën cilësoi veten e saj si të pistë.

“Një këmishë e ndyrë që të shkojë me mendjen time”, tha Miley në mbishkrimin e fotografisë./Lajmi.net/