Një pozitiv me COVID-19 në Premierligë


Sport


Gazeta Express

29/06/2020 23:26

Premierliga ka konfirmuar se një person ka dal pozitiv pas testeve të kryera vikendin që lamë pas.

Çdo
javë testohen futbollistë dhe i gjithë stafi i klubeve për COVID-19.

Vikendin
që lamë pas, ishte hera e 11 e testimeve që kur vendosën rregullat për rinisjen
e Premierligës me 17 qershor.

Pas
ndeshjeve këtë vikend, serish ka pas testime dhe Premierliga njoftoi se një
person ka dal pozitiv.

Nuk është
treguar të jetë futbollist apo pjesë e stafit të ndonjë klubi.

Klubet
e Premierligës i testojnë futbollistët dy herë në javë, derisa rezultatet dalin
çdo të hëne. /Gazeta Express/