“Përdoreni Signal”, shkroi CEO i SpaceX dhe Teslas më 7 janar. “Ky është Signal, për ata që s’flasin Elon”, shkroi menjëherë pas tij Edward Snowden. Kur u pyet pse ish-punëtori i NASA-së e rekomandon atë, Snowden pati një përgjigje mjaft të fuqishme: “Unë e përdori çdo ditë dhe ende jam gjallë”, transmeton Lajmi.net.

Signal është një aplikacion për mesazhe, i cili është i enkriptuar. Kjo do të thotë se aplikacioni përdorë protokolle që garanton se askush – përfshirë edhe vetë Signal – nuk mund të ketë qasje në mesazhe.

Prej kur Elon bëri postim për të, aplikacioni ishte në mesin e top aplikacioneve më të shkarkuar në App Store dhe Google Play. Edhe vlera e aksioneve të aplikacionit u rrit me të madhe, pavarësisht se aplikacioni ka vetëm 14 milionë përdorues ndryshe nga WhatsApp që ka 2 miliardë. /Lajmi.net