Nora Istrefi si shumë të tjerë, tashmë ka filluar pushimet në bregdet, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ndau një foto të re me ndjekësit, ku shfaqet me bikini rozë.

Ajo kishte veshur një palë bikini rozë, teksa vuri në pah fizikun e përsosur, të cilin çdoherë e ka në formën më të mirë.

Sa i përket projekteve muzikore, Nora ka kohë që nuk ka sjellë këngë të re, por pritet që shumë shpejt të rikthehet me një të tillë. /Lajmi.net/