Oda Tregtare Kosovaro Turke përmes një komunikate për media, mbështet masat për të luftuar koronavirusin e quajtur COVID-19, i cili po përhapet si një epidemi dhe po prek të gjithë botën, përfshirë edhe Kosovën.

“Në përgjithësi, ne besojmë se mund ta kapërcejmë këtë situatë në solidaritet, pavarësisht kostove të rënda për ekonominë dhe bizneset. Sidoqoftë, edhe në kushte të vështira të punës, ne mendojmë se zinxhirët e furnizimit nuk duhet të prishen dhe qasja e qytetarëve në ushqim dhe shërbime bazë duhet të lehtësohet. Përveç kësaj, është e rëndësishme të zbatohen një sërë masash shtesë dhe mbështetëse që nuk do ta vënë ekonominë në vështërsi dhe do të ofrojnë komoditet për bizneset dhe qytetarët”, thuhet në komunikatën për media.

Oda Tregtare Kosovaro Turke  ka paraqitur pikëpamjet lidhur me këto çështje:

– Në këtë kontekst, ne dëshirojmë të shprehim që vendimi për kufizimin e lëvizjes së lirë marrë nga Qeveria duhet të riorganizohet. Ndërsa qëllimi i kësaj mase është të zvogëlojë kontaktin e publikut në rrugë, për fat të keq, një aplikim i tillë me kohë të kufizuar për plotësimin e nevojave në njërën anë shkakton më shumë grumbullim në anën tjetër ndikon negativisht në funksionimin e kompanive. Duke marrë parasysh mendimet dhe sugjerimet e anëtarëve tanë, dhe bazuar në praktikat në Shqipëri dhe në vende të ngjashme ne mendojmë se do të ishte më e përshtatshme për qytetarët dhe bizneset që koha për lëvizje të lirë të qytetarëve dhe mallrave të riorganizohet ndërmjet orës 06.00 – 14.00 ndërsa ndalimi i i lëvizjes së qytetarëve dhe bizneseve të rregullohet ndërmjet orës  14:00 – 06.00.

– Ne e mirëpresim vendimin e Bankës Qëndrore pas bisedimeve me Shoqatën e Bankave lidhur me mundësinë e e negociimit dhe shtyrjes së normave të kredisë në banka. Mendojmë se është e rëndësishme që vonesa e kredive të shtyhet për 3 muaj dhe pa interes shtesë në mënyrë që të mbahen bizneset dhe qytetarët e pafavorshëm në mënyrë që të  mbahet gjallë ekonomia.

– Përjashtimi i taksave mbi të ardhurat e personelit dhe primet e fondit të pensioneve deri në normalizimin e gjendjes.

– Shtyrja e taksave të pasurive të paluajtshme deri në fund të vitit.

– Sigurimi 50% mbështetje shtetërore për pagat e personelit të kompanive që nuk mund të punojnë nën masat COVID-19, për të parandaluar falimentime dhe pushime nga puna.

– Shpenzimet e qirasë së kompanive që nuk mund të punojnë në kuadër të masave COVİD-19 gjatë kësaj periudhe, vlerësohen si forcë madhore dhe duhen shtyhen.

– Ulja e TVSH-së në zero për për energjinë elektrike dhe ujin, të cilat janë nevoja themelore, ashtu si në aplikimin e importeve të miellit dhe grurit.

– Mbledhja e pagesave të TVSH-së të kompanive që furnizojnë produktet, të mos realizohet në pikat doganore, por pas shitjeve”,  theksohet në komunikatën e Odës Tregtare Kosovaro Turke.

 

The post Oda Tregtare Kosovaro-Turke kërkon që pagesa e kredive të shtyhet për tre muaj dhe pa interes shtesë appeared first on Epoka e Re.