Oferta stratosferike për Lukakun ka arritur, tani pritet vendimi i Interit.

Romelu Lukaku është sulmuesi më në formë në top 5 ligat Europiane. Belgu ka shënuar 26 gola këtë sezon dhe është sulmuesi më i kërkuar për momentin.

Për Lukakun kanë shfaqur interesim Real Madrid, Barcelona, Manchester City, por garës së fundmi i është bashkuar edhe Chelsea.

Pikërisht Blutë e Londrës janë të gatshëm të bëjnë çmendurinë dhe do t’i ofrojnë Interit 100 milionë euro për kartonin e Lukakut, raporton Calcio Mercato.

Inter është në krizë financiare dhe oferta e Chelsea është mjaftë joshëse, mirëpo vështirë se Neroaxurët do ta sakrifikojnë belgun për të shpëtuar klubin.