Në futboll, çdo ditë ndodhin ngjarje të pazakonta dhe të papara ndonjëherë. Mirëpo, në ndeshjen ndërmjet Sevillës dhe Atletico Madridit fundjavën që shkoi ka ndodhur ngjarja më komike që e keni parë ndonjëherë

Futbolli
di të sjellë çdo ditë ngjarje dhe ndodhi të pazakonta, shkruan Gazeta Express.

Mirëpo,
në ndeshjen e fundjavës që shkoi ndërmjet Sevillës dhe Atletico Madridit ka
ndodhur ngjarja më komike që e keni parë ndonjëherë në futboll.


fakt, mbrojtësi i Sevillës, Jules Kounde ishte protagonist i një rasti
qesharak.

Derisa Atletico po sulmonte në kërkim të golit të fitores, futbollisti francez u gjend në pozitë të palakmueshme, me topin në vijën e portës, pasi paraprakisht tentuan Diego Costa dhe Alvaro Morata.

Dhe,
çfarë të bënte me topin, pasi kundërshtarët po i afroheshin?

Ai
vendosi ta fuste atë në mes të dy këmbëve dhe ta mbante fort, duke e shpëtuar kështu
një gol të sigurt.

Me
këtë rast, Kounde ia siguroi një pikë ekipit të tij pasi ndeshja përfundoi
baras, 1:1.

Ndër të tjera, Diego Costa e humbi një penallti, e cila po ashtu ia mohoi fitoren ekipit madrilen. /Gazeta Express/