Një gol fantastik nga Kylian Mbappe dhe një penallti nga Neymar, i kanë ndihmuar Paris Saint-Germain ta mundë 2:0 Nantes dhe ta rikthejë epërsinë prej pesë pikëve në krye të Ligë 1.

Sulmuesi francez Mbappe e gjeti rrjetën e portës kundërshtare
duke shënuar me thembër në fillim të pjesës së dytë, para se Neymar ta
dyfishonte epërsinë në fund të takimit duke shënuar nga pika e bardhë, të mërkurën
në Paris, raporton Gazeta Express.

PSG-ja tani grumbullon 36 pikë nga 15 ndeshje deri tani.

Marseille ngel vetëm pesë pikë mbrapa në pozitën e dytë,
edhe pse fillimisht e kishte ngushtuar epërsinë e PSG-së në vetëm dy pikë pas
triumfit ndaj Angers të martën.

/Gazeta Express/