Para përballjes n’Champions: “Ronaldo ka nevojë për ndihmë, Messi ia del vetë”



Gazeta Express

18/10/2020 23:15

Mircea Lucescu është trajneri i ekipit të Dynamo Kiev.

Ai do të ketë kënaqësinë të luajë në Champions
kundër Juventusit dhe Barcelonës dhe përveç kënaqësisë në këto sfida nuk mund
të mendojë për diçka më shumë.

I pyetur në lidhje me Cristiano Ronaldo dhe
Lionel Messin, ai ka treguar të preferuarin e tij.

“Jam përballur me ta shumë herë, por jo
lojtarët e mi. Ata do të përballen me ta së shpejti dhe duhet t’ua shpjegoj
atyre si janë si lojtarë. Messi është një futbollist i shkurtër, i
jashtëzakonshëm në hapësira të ngushta për shkak se ka një ‘start’ të fuqishëm,
ka shumë vetëbesim dhe driblon për shkak të këtyre cilësive”, deklaroi ai për
FIFA-n.

 “Ronaldo
është një tjetër lloj lojtari, pasi dëshiron shumë të realizojë gola dhe ka
nevojë për më shumë hapësira. Ai ka nevojë për ndihmën e të gjithëve, ka nevojë
për ndihmën e shokëve të skuadrës. Messi mund të bëjë shumë gjëra i vetëm”.

“Ronaldo mund të punojë vetëm në zonën e
penalltisë ose 20 metra larg zonës, por përpiqet të shfrytëzojë avantazhet prej
hapësirave që krijojnë lojtarët e tjerë dhe më pas të godasë. Kjo është e
gjitha: ata janë lojtarë të ndryshëm, por që të dy janë lojtarë shumë të
fortë”, tha mes tjerash Lucescu në një intervistë për FIFA.