Aktorja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, për shkak të pandemisë, mbeti e izoluar në Dubai për tre muaj, shkruan lajmi.net.

Arta e cila tashmë ushtron profesionin e saj si blogere duke pozuar për markat e ndryshme brenda dhe jashtë vendit, kishte mbetur e izoluar në Dubai, bashkë me miken e saj, Stina Bojku.

Mirëpo më në fund pritjes i erdhi fundi dhe ajo u kthye në Kosovë.

Faktikisht ajo arriti në Kosovë më datën 21 Maj me fluturimin special që u organizua për 136 shtetasit e Kosovës që kishin mbetur të izoluar në Dubai.

Rikthimi i aktores dhe blogeres u konfirmua nëpërmjet një postimi në Instagram në llogarinë e një studio makijazhi./Lajmi.net/