Noizy ka pak ditë që publikoi këngën e re me titull “All dem talk” në bashkëpunim me Gzuz dhe Dutchavelli, shkruan lajmi.net.

Por, ai nuk është ndalur me kaq, përmes një postimi ka bërë të ditur se kënga e re me titull “Digital Love” po vjen së shpejti bashkë me klip.

“Videoklipi i ri, hiti i verës #DigitalLove është rrugës. @AdojnaMuPa. Behuni gati për nje tjeter tcunami ju premtoj”, shkruan Noizy.

Reperi pyeti fansat se a janë gati për këtë këngë, e cila premton se do të jetë hit i verës. /Lajmi.net/