Kina po bën përpjekje maksimale për zhvillimin e kriptovalutës së parë shtetërore.

Përpjekjet janë shumëfishuar edhe nga inkurajimi i presidentit Xi Jinping për të mbështetur zhvillimin e kësaj monedhe. “Kina duhet të shfrytëzojë mundësinë e adaptimit e teknologjisë’’, u shpreh Xi.

Ai nuk i përmendi hapur idetë, por ishte e mjaftueshme për të rritur ndjeshëm vlerat e Bitcoins, kriptovalutës par excellence, gjatë fundjavës së kaluar, që arriti mbi 10 000 dollarë./  atsh

The post Pekini drejt krijimit të kriptovalutës shtetërore appeared first on Epoka e Re.