Këngëtarja, e cila mbushi 39 vjeç të mërkurën, debutoi në këngën “Swimming in the Stars”, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Melodia u regjistrua fillimisht për albumin e saj të vitit 2016, “Glory” por nuk përfshihej në të.

Spears paralajmëroi publikimin e këngës muajin e kaluar dhe është muzika e parë e re nga këngëtarja në mjaft kohë.

Spears njoftoi vitin e kaluar se po bënte një ndërprerje pune të pacaktuar.

Ajo aktualisht është përfshirë në një betejë ligjore me babanë e saj për mbikëqyrjen e të ardhurave të saj. /Lajmi.net/