Pioli: Milani im mund ta mposhtë secilin ekip


Futboll


Gazeta Express

30/06/2020 19:55

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, pretendon se skuadra e tij është në gjendje ta mposhtë secilin ekip, si dhe u ka bërë thirrje lojtarëve të vet të jenë të gatshëm për ndeshjet e mbetura në Serie A.

Pioli e zëvendësoi Marco Giampaolon në stolin
e Milanit në tetor të vitit të kaluar dhe i ka përmirësuar gjërat dalëngadalë,
pasi kuqezinjtë tani janë duke luftuar për një vend në Evropë sezonin e ardhshëm,
transmeton Gazeta Express.

Milani ka mahnitur që prej rifillimit të
sezonit në Serie A dhe e ka pranuar vetëm një gol në tri ndeshje këtë muaj, që
kulmoi me fitoren e rëndësishme 2:0 kundër Romës të dielën.

Djelmoshat e Piolit e nisin muajin korrik
nesër me një ndeshje në Ferrara, me shpresën se do ta vazhdojnë ecurinë e përkryer
në ligë që prej rifillimit të saj.

“Zhvillimi merr kohë, na u desh kohë dhe
flijim për t’i realizuar idetë tona. E kemi një rrugëtim të rëndësishëm me 30
pikë në dispozicion”, tha Pioli.

“Duhet ta ruajmë përqendrimin. Rezervat do të
jenë vendimtarë në çdo ndeshje, dhe fakti se mund t’i bëjmë pesë zëvendësime na
jep më shumë zgjidhje”, shtoi ai.

“Jemi të lumtur me pozitën tonë në renditje,
ne mund ta mposhtin këdo”, këmbënguli ai. /Gazeta Express/