Juventusi në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Crotones arriti një fitore 3-0 dhe pas kësaj ndeshje Andrea Pirlo deklaroi që skuadra e tij do të luftojë deri në fund për titullin në Serie A.

Dy golat në pjesë të parë u shënuan nga Cristiano Ronaldo ndërsa goli i tretë erdhi në pjesë të dytë nga Weston McKennie.

Biankonerët janë tashmë 8 pikë prapa Interit të vendit të parë mirëpo me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Pirlo beson fuqishëm që skuadra e tij mund të arrijë titullin e 10-të rradhazi.