Juventus nuk ka ndërmend që të tolerojë më shumë gabimet e Andrea Pirlos në qoftë se ky i fundit nuk arrin të gjejë një vazhdimësi rezultatesh me Zonjën e Vjetër.

Emri që është përmendur më së shumti që mund të zërë vendin e italianit është ai i Pep Guardiolës, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Manchester Cityt.

Agnellit duket se ka filluar ti soset durimi dhe tashmë i është bërë e qartë trajnerit italian që ai më nuk është i pazëvëndësueshëm pasi spanjolli është i gatshëm që të marrë këtë rol.

Emri i Guardiolës ka javë që po përmendet si trajneri i ardhshëm i Juventusit dhe tashmë zërat sa po fillojnë e po shtohen por ende nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga vetë ai.