Pjanic zbulon se çfarë i tha Ronaldo për transferimin në Barcelonë


Futboll


Gazeta Express

24/09/2020 17:30

“Do të kënaqesh te Barcelona”, është mesazhi i Ronaldos për Pjanicin, pasi gjatë verës la Juventusin për klubin spanjoll.

Miralem
Pjanic ka dhënë një intervistë për Mundo Deportivo dhe Sport, një ditë pas
prezantimit si lojtar i Barcelonës.

Ai
nuk ka ngurruar të tregojë se lojtari më i mirë që deri më tani ka luajtur është
Cristiano. Ai ka thënë për MD: “Cristiano më ka thënë se do të kënaqem shumë në
Barcelonë. Është ndier keq që u largova nga Juventusi, por është i lumtur për
mua”.

Ai
pati disa fjalë edhe për më të mirin në botë, Lionel Messi.

“Dëshira
ime ishte të luaja me këtë kampion (Messi), duhet ta shfrytëzoj në maksimum”.

Ndër të tjera, ai foli edhe për largimin e Luis Suarez: “Do të ishte budallallëk të themi se nuk do të vërehet largimi i Suarez”. /Gazeta Express/