“Po rikthehem për dashurinë që e ndiej për Groningenin”


Futboll


Gazeta Express

30/06/2020 16:40

Arjen Robben i është rikthyer futbollit dhe karrierën do ta vazhdojë në klubin holandez, ku e kishte nisur karrierën si futbollist

Arjen
Robben ka vendosur t’i rikthehet futbollit aktiv, pas pensionimit që e kishte
bërë vitin e kaluar.

Futbollisti ofanziv ka vendosur ta vazhdojë karrierën në klubin holandez, Groningen, shkruan Gazeta Express.


konferencë për shtyp, 36 vjeçari i ka treguar arsyet e rikthimit të papritur në
futboll.

“Jam
përsëri në klubin ku kam nisur gjithçka. Unë jam kthyer të luaj për shkak të
dashurisë që e ndiej për Groningenin”, deklaroi ish-futbollisti i Real
Madridit, Chelseat e Bayern Munichut.

“Groningeni më kishte propozuar të rikthehem si drejtues apo trajner i të rinjve. Mirëpo, unë mendoj se sektori ku mund të jap më së shumti është të luaj vetë futboll. Ndihem mirë, mendoj se e kam marrë vendimin e duhur. Nuk do të pranoja oferta nga klubet tjera, Groningeni për mua është një pasion. Besoj se do të zbavitem”, ka përfunduar Robben. /Gazeta Express/