Premierliga kërkon nga qeveria që ekipet të nisin stërvitjet normalisht


Futboll


Gazeta Express

22/05/2020 20:53

Premierliga ka vendosur që të bëjë një kërkesë ndaj qeverisë angleze, ku kërkon që duke nisur nga java e ardhshme, klubet të rinisin stërvitjet normalisht, në mënyrë që rifillimi i kampionatit të përshpejtohet.

Synimi
i ligës angleze të futbollit është që Premierliga të rikthehet në mesin e
muajit qershor, konkretisht në datën 12.

Sipas
tabloidit “The Times”, liga e futbollit është në pritje të protokollit të
masave për rinisjen e stërvitjes normalisht në të gjitha klubet, që do të
prezantohet ditën e mërkurë në datën 27 maj dhe pas aprovimit seancat do të
zhvillohen normalisht duke nisur nga data 28 maj.

Protokolli
do të shpjegojë se si stërvitja mund të rinisë normalisht me kontakte në lojë
mes lojtarëve, në mënyrën më të sigurt të mundshme që futbollistët apo stafet e
klubeve mos të rrezikojnë infektimin me COVID-19.


momentin që qeveria angleze do të prezantojë protokoll, ai do të shqyrtohet
edhe nga konsulenti mjekësor i Premierliges, Mark Gillett si dhe drejtori
Richard Garlick.


pas do të kërkohet edhe aprovimi i të gjithë lojtarëve, të cilët do të duhet ta
firmosin këtë protokoll.

Data për rikthimin e futbollit në Angli është përcaktuar 12 qershori, teksa në Premierlige janë për t’u zhvilluar edhe 92 ndeshje. /Gazeta Express/