Premierliga: “Mendojmë se është sigurt për t’u rikthyer”


Futboll


Gazeta Express

22/05/2020 23:23

Shefi ekzekutiv i Premierligës, Richards Masters, ka thënë se organizata “është e sigurt në rikthim” për të rinisur Ligën në qershor.

Premierliga
është suspenduar që nga 13 marsi për shkak të pandemisë së koronavirusit, që ka
marrë mijëra jetë nëpër botë.

12
qershori është duke u përmendur si data e mundshme për t’u rikthyer Premierliga
në aksion dhe dalëngadalë duket edhe e realizueshme, nëse të hënën qeveria u
jep leje klubeve të nisin stërvitjet normalisht në grupe.

“Ekziston
një vrull. Ne kemi ndërmarrë hapin e parë:, tha Masters për BBC Sport.

“Ne
nuk do të kishim hedhur hapin e parë për t’u rikthyer në stërvitje, nëse nuk do
të ishim të bindur se kemi krijuar një mjedis shumë të sigurt për lojtarët tanë”.

“Kemi
diskutuar vazhdimisht me doktorë të klubeve, kemi bërë gjithçka që është e mundur
që rikthimi të jetë i sigurt. Tani mendojmë se është sigurt për t’u rikthyer”. /Gazeta
Express/