Kryetari
i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka vetëm fjalë të mira për
vajzat e klubit të Mitrovicës të cilat sot arritën që të jenë në mesin e 32
skuadrave më të mira në Europë në Champions.

Ai me anë të një postimi i ka uruar ato derisa
ka folur fjalë të mëdha për vajzat e klubit të qytetit kosovar.

Ky është
urimi që Agim Ademi për KFF Mitrovica

Urimi i
presidentit Ademi për KFF “Mitrovica”: Sukses i merituar dhe shembullor!

Triumfi
juaj i sotëm kundër kampionit të Malit të Zi erdhi si një sihariq në Stamboll,
ku bashkë me shumë homologë tjerë dhe krerët e UEFA-s jemi mbledhur për takimin
treditorë dhe për përcjelljen e ndeshjes së Superkupës së Evropës, ndërmjet
Liverpoolit dhe Chelseat.

Kualifikimit
tuaj të sotëm, që është edhe historik për futbollin tonë të femrave, s’do mend
se iu ka gëzuar i gjithë komuniteti i futbollit por edhe opinioni i gjerë në
Kosovë.

Ky
sukses i merituar dhe shembullor me tri fitore në po aq ndeshje dëshmon se
rezultatet tona pozitive të njëpasnjëshme nuk janë të rastësishme, por vijnë si
rrjedhojë e punës së palodhshme e profesionale, vullnetit dhe investimit që po
e bëjmë në futboll.

Kjo e
arritur e juaja konfirmon se edhe futbolli i klubeve, krahas ekipeve tona
kombëtare po i kontribuon ngritjes së imazhit të futbollit tonë në Evropë dhe
botë, prandaj në emër timin dhe KE të FFK-së ju përgëzoj për këtë sukses të
jashtëzakonshëm, duke ju uruar për paraqitje të dinjitetshme edhe në fazën
tjetër të kësaj gare prestigjioze.

Të jesh
në mesin e 32 ekipeve më të mira të Evropës është ndjenjë krenarie dhe
privilegj, prandaj shijojeni këtë moment dhe përqendrohuni në punë edhe më të
madhe.

Ju lumtë
vajza, të gjithë ndihemi krenarë me suksesin tuaj!