Presidenti i PSG-së thotë se është admirues i madh i Ronaldos dhe tregon pse!


Sport


Gazeta Express

18/05/2020 23:52

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, ka deklaruar se është një admirues i madh i Cristiano Ronaldos.


një intervistë dhënë së fundmi, pa dyshim se ai do të nxisë thashetheme të reja
për transferim, shefi i PSG lavdëroi përkushtimin e 35 vjeçarit të Juventusit.

Ronaldo
është gati të kthehet në stërvitje te ‘Zonja e Vjetër’, pasi ka mbërritur në
Torino nga Portugalia ndërsa sezoni i Serisë A vazhdon të jetë ende në ajër se
kur do të rinisë.

“Vit
pas viti, përkushtimi i tij është unik, ka karakter të jashtëzakonshëm dhe të
fortë”, tha Al-Khelaifi për “France Football”.

“Ai
mbetet i motivuar, dëshiron të përmirësohet çdo ditë e më shumë dhe gjithmonë e
shtyn veten përtej limiteve”.

“Unë
e admiroj këtë vullnet të tij; ai është një shembull i shkëlqyeshëm për të
gjithë sportistët e së ardhmes”. /Gazeta Express/