Shyhrete Behluli dhe Engjëllusha Salihu dy ditë më parë publikuan këngën “Princesha e vëllaut tonë”, shkruan lajmi.net.

Kënga e tyre ka marrë mbi gjysmë milioni klikime në kanalin YouTube, ndërsa është në listën e këngëve ‘trending’ në Zvicër.

Këtë gjë e ka bërë të ditur Engjëllusha, përmes një postimi në Instagram, ku falënderon bashkatdhetarët që i përkrahin vazhdimisht.

“Video me e re nga Shyhrete Behluli dhe Engjellusha Trending ne Zvicer, faleminderit te gjithe bashkatdhetareve tane qe vazhdojne te na njekin”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/