Prishtina përballet n’Europa League me skuadrën që e kanë mposhtur Feronikeli dhe Drita


Futboll


Gazeta Express

09/08/2020 14:39

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i Ligës së Evropës për raundin preliminar të kualifikimeve.

Prishtina do të ketë përballë klubin nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps në raundin preliminar të Ligës së Evropës.

Lincoln Red Imps nuk është emër i panjohur për skuadrat kosovare, derisa Feronikeli dhe Drita kanë zhvilluar ndeshje ndaj tij në garat evropiane.

Në vitin e kaluar, Feronikeli kishte triumfuar minimalisht 1:0 ndaj kësaj skuadre në kuadër të raundit preliminar të Ligës së Kampionëve.

Kurse, Drita kishte fituar 4:1 pas vazhdimeve në vitin 2018 po ashtu në raundin preliminar të Ligës së Kampionëve.