Klubi i basketbollit Prishtina është përforcuar para sezonit të ri me qendrën Fahro Alihodzic, i cili sezonin e kaluar nuk mundi të luante për Bardhekaltrit shkaku i lëndimit

Fahro
Alihodzic është rikthyer tek KB Prishtina pasi fatkeqësisht vitin e kaluar në
fillim të sezonit pati një lëndim dhe nuk e pati fatin që të paraqitej me
klubin më të madh ne vend, njofton klubi Bardhekaltër, përcjell Gazeta Express.

Qendra
208 centimetra e gjatë njihet për lojë fizike nën kosh, ku arma e tij më e
fortë është mbrojtja, e cila do t’i japë mjaft siguri ekipit kosovar.

Alihodzic
ka qenë pjesë e disa ekipeve, duke filluar nga Amerika, ku ishte pjesë e disa
kolegjeve si, Fordham, Southeastern Ioëa CC, si dhe UAB.


kolegje pati paraqitje mjaft të mira.

Karrierën
si profesionist e nisi në Hungari tek dy herë kampioni, Kaposvari.

Shumicën
e karrierës së tij e kaloi në Greqi tek skuadrat Rethymno, Promitheas Patras e
Panionis.

Një
edicion luajti edhe në Estudiantes Concordias të Argjentinës, kurse së fundi
mbrojti ngjyrat e skuadrës nga Superliga e Belgjikës, Leuven Bears.

“Rikthehet bisha Alihodzic. Mbi Prishtinë është vetëm qielli”, ka shkruar tutje klubi kryeqytetas në rrjetet sociale. /Gazeta Express/