Zzap po akuzohet se e ka vjedhur një pjesë të tekstit që realisht ishte shkruar nga i riu Artan Krasniqi, shkruan Gazeta Online.

Kështu të paktën pretendon Krasniqi, tekstshkruesi i ri që veten e identifikon me emrin artistik Artioart.

Në këngën e publikuar para dy dite është edhe një pjesë e tekstit, që Krasniqi me dëshmi ka zbuluar se është shkruar nga ai, e që Zzap po del se e ka përvetësuar dhe kjo ka ngjallur reagimin e Artioart.

Artan Krasniqi ne instagramin e tij ka publikuar si dëshmi një pjesë të bisedës me producentin Zzap, emri i plotë i të cilit është Arbër Elshani.

Aty shihet se Krasniqi në shkurt të vitit 2019 i kishte dërguar Elshanit në Whatsapp një pjesë të tekstit që u përdor në këngën “Vello” të interpretuar nga këngëtarja e re Eanda.

Por me publikimin e këngës, Artioart është lënë jashtë nga kontribuuesit e këngës, duke u shënuar vetëm emri i Zzap si tekst shkrues i këngës e cila u prodhua nga ‘OnRecords’, themelues të së cilit label janë Zzap dhe Chriss.

Më poshtë keni dëshmitë që ka publikuar Artan Krasniqi, e ndaj të cilave ende nuk ka reaguar Zapp për të sqaruar këtë skandal plagjiature.