Në mbledhjen e saj të fundit, Qeveria e Kosovës ka marr vendim që të anulojë themelimin e Zonës Ekonomike në qytetin e Malishevës. Ky vendim ka ardhur pasi që sipas Qeverisë është në kundërshtim me ligjin, raporton “Zëri.info”.


 “Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për anulimin e vendimeve të Qeverisë për themelimin e Zonës Ekonomike në Malishevë dhe vendimet për shpronësimin e pronave të paluajtshme që preken nga themelimi i kësaj zone në zonat kadastrale të Banjës, Bellanicës dhe Senikut të Malishevës. Në arsyetimin e vendimit thuhet se këto vendime janë në kundërshtim me Ligjin”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./ZËRI