Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se janë ndarë një milion euro për N.P Trepça, raporton Zeri.info.


Ky vendim u mor sot në mbledhjen e Qeverisë.


“Me këtë rast, mjetet e ndara në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, në nënprogramin Ndërmarrësia, në shumën prej një milion euro, transferohen në Programin e Rimëkëmbjes Ekonomike në kategorinë “Subvencione dhe Transfere”, në Njësinë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike dhe do të përdoren për mbështetjen e N.P. “Trepça””, thuhet në njoftimin e Qeverisë. /Zëri