Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbledhje korresponduese (mbledhje elektronike), mbledhjen e 37-të, me kërkesën e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë.

Në vazhdim të mbledhjes së Qeverisë, është miratuar vendimi për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” Sh. A. Menjëher pas shkarkinit, Qeveria ka emëruar Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve në këtë përbërje:

 1. Robert Lekaj, kryesues dhe drejtor;

 2. Luan Matoshi, drejtor;

 3. Miranda Zherka, drejtore; dhe 

 4. Urim Gashi, drejtor.