Kaq para ka shpenzuar ai për mëditje, akomodim, shpenzime të kredit kartelës dhe për bileta

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, në periudhën shtator 2017 –  gusht 2019 ka shpenzuar gjithsej 31 mijë e 172 euro për mëditje, akomodim, shpenzime të kartelës dhe për bileta gjatë udhëtimeve jashtë vendit. Gazeta “Zëri”, nga zyra për komunikim në Qeverinë e Kosovës ka kërkuar qasje në këto shpenzime.


Bazuar në dokumentin e siguruar nga “Zëri”, Haradinaj vetëm për bileta nga buxheti i shtetit ka marrë 25 mijë e 197 euro, shkruan “Zëri.info”. 


Nga mëditjet ai ka marrë 4 mijë e 388 euro, teksa për akomodim gjatë udhëtimeve jashtë  vendit i njëjti ka shpenzuar vetëm 567 euro. 


Haradinaj ka përdorur edhe kredit kartelën. Mbi 1 mijë euro ai ka marrë nga kartela e qeverisë për këto shpenzime. 

“Zëri”, në vazhdimësi do ti publikojë edhe shpenzimet tjera të kabinetit qeveritar. /ZËRI