Reagimi i Mourinhos kur pyetet se çfarë ndodhi me Tottenhamin


Futboll


Gazeta Express

18/10/2020 21:37

Tottenham ka marrë vetëm një pikë në shtëpi ndaj Ëest Ham United, sfidë që u mbyllë 3-3.

Pas
45 minutave lojë, Tottenhami po fitonte 3-0 në shtëpi dhe u mendua që sfida është
e mbyllur.

Por,
befas nga minuta e 82’, mysafirët shpërthyen për të shënuar tre gola të shpejtë
dhe për të marrë një pikë nga ndeshja që dukej e mbaruar.

Pas
takimit, Jose Mourinho është shprehur i nervozuar me atë që ndodhi.

“Ishit
duke fituar, e kishit ndeshjen në kontroll, çfarë ndodhi? Futbolli. Sigurisht
që unë kam për të analizuar pjesën e dytë dhe duhet ta bëj atë në tërësi, por
për ty preferoj të them se futbolli ka ndodhur dhe të lavdëroj besimin e West
Ham”, tha ai për Sky Sports.

“Nuk është e lehtë që duke humbur 3-0 dhe duke u dominuar nga kundërshtari, të vazhdosh ende të besosh – këtë e bënë West Ham. E dija që ata janë një ekip ndryshe nga sezoni i kaluar, por të humbasësh një avantazh prej tre golash është një dënim i madh dhe përfundimisht i merituar”. “Djemtë e mi nuk ishin aq të fortë sa ta përballonin këtë psikologjikisht. Për disa sekonda kemi humbur dy pikë”. /Gazeta Express/