Reagimi i Zidane pas humbjes tronditëse të Real Madridit


Futboll


Gazeta Express

18/10/2020 10:20

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e pranon se skuadra e tij ka mundur t’i pranonte dy apo tri gola në një paraqitje të tmerrshme në pjesën e parë kundër Cadiz, e cila ishte shkaktari i humbjes tronditëse 1:0 në shtëpi.

Skuadra e sapopromovuar në La Liga e siguroi fitoren e tretë
këtë sezon duke e mundur kampionin në fuqi të shtunën, transmeton Gazeta Express.

Goli i Anthony Lozanos në minutën e 16-të ishte i mjaftueshëm
për ta mposhtur Madridin midis stadiumit të vet.

Zidane e pranoi humbjen dhe ta se nuk ka arsyetime për këtë
dështim.

“Nëse do t’i kishim pranuar dy apo tri gola në pjesën e parë,
nuk do të kishim mundur të themi asgjë. Nuk ka arsyetime”, tha Zidane pas
ndeshjes.

“Nuk ka shpjegime, ne nuk jemi të lumtur me atë që ndodhi,
por kjo ndodh në futboll. Nuk e nisëm mirë ndeshjen. Ishte e vështirë qysh prej
fillimit”, shtoi ai. /Gazeta Express/