Real Madrid fitore të vështirë kundër Valladolid



Gazeta Express

30/09/2020 23:29

Real Madrid ka fituar me rezultat minimal
kundër Real Valladolid në Santiago Bernabeu. Goli i Vinicious Junior siguroi fitoren
e Los Blancos

Real Madrid ka arritur të fitorja e dytë në
xhiron e tretë duke e mposhtur me rezultat minimal Real Valladolidin.

Pjesa e parë përfundoi pa gola dhe me një
dominim të lehtë të Real Madridit.

Edhe pse pati mundësi për të shënuar gola nuk
patë. Më afër golit ishin djemtë e Zinedine Zidane.

Në pjesën e dytë Real Madridi ishte me konkret
por vuante që të shënonte golin e parë.

Goli erdhi në minutën e 65-të ku pas një
tollovie në zonë më se miri u gjend Vinicius Junior.

Ky gol doli të jetë goli i fitores për Real
Madridin, i cili arrin në kuotën e shtatë pikëve pas 3 ndeshjeve dhe gjendet në
vendin e tretë me shtatë pikë. /GazetaExpress/