Pamundësia për të paguar në kohë këstin e parë ndaj Real Madrid për shërbimet e Achraf Hakimin e ka vënë në vështirësi të mëdha skuadrën e Interit mirëpo Real Madrid e ka ndërmend të tregohet e ‘mëshirshme’.

Madrilenët kanë shfaqur interesim për transferimin e mbrojtësit zikaltër, Milan Skriniar i cili nga Neroazzurët vlerësohet hiç më pak se 80 milionë euro.

Nëse arrihet një marrëveshje për atë atëherë do të ishte një frymëmarrje e madhe për Interin pasi automatikisht do të hiqte një borxh prej 40 milionë eurosh ndaj Los Blancos dhe të siguronte një shumë të caktuar parash.

Real Madrid është e detyruar për të ndërhyrë në merkato për shkak të mundësisë që Sergio Ramos mund të largohet kësaj vere pa ndonjë paralajmërim të mëhershëm.