Real Madridi shpallet kampion i La Ligës në FIFA 20, falë Asensios


Futboll


Gazeta Express

23/03/2020 9:22

Marco Asensio i Real Madridit e ka fituar turneun bamirës La Liga në FIFA 20, duke ndihmuar në mbledhjen e të hollave për luftimin e koronavirusit.

Derisa pandemia Covid-19 i ka detyruar sportet
në gjithë botën të pezullohen, La Liga i ka vazhduar aktivitetet edhe këtë
fundjavë, megjithëse në mënyrë virtuale, transmeton Gazeta Express.

La Liga e ka ftuar nga një lojtar ta përfaqësojë ekipin e vet nga La Liga në video-lojën e futbollit në turneun prej 20 ekipesh në FIFA 20.

Asensio – i cili ka munguar gjatë gjithë
sezonit 2019/20 shkaku i lëndimit të rëndë në gju – e përfaqësoi Real Madridin.

Përfaqësuesi i Spanjës e fitoi turneun për
Real Madridin duke e mundur 4:2 Aitor Ruibalin e Leganes në finalen e së dielës.

Gjatë turneut janë mbledhur 140 mijë euro, të cilat do të shkojnë në UNICEF për ndihmë në parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit, i cili deri tani i ka vrarë mbi 14.500 persona. /Gazeta Express/