Reali do t’i shesë 9 futbollistë


Futboll


Gazeta Express

10/08/2020 9:36

Ndryshime te Real Madridi.

Eliminimi
nga Liga e Kampionëve ka lëkundur paksa Real Madridin që ani pse ka fituar La
Ligën dhe Superkupën e Spanjës, situata nuk është e qetë.

AS
raporton tani se Zinedine Zidane nuk i do 9 futbollistë në ekip, disa prej të
cilëve tashmë janë të huazuar, por këtë verë do të shiten krejtësisht.

Gareth
Bale, James Rodriguez, Mariano dhe Brahim Diaz – pjesë e ekipit për sezonin
2019/20, nuk bëjnë pjesë në planet e Zizu, nga të cilët pret të fitojë një shumë
të konsiderueshme parash për t’i përdorë ato për ndonjë transferim, që tani është
e nevojshme, pas eliminimit nga Champions League.

Lojtarët
tjerë që do të shiten janë të huazuarit; Borja Mayoral, Oscar Rodriguez, Sergio
Reguilon, Alvaro Odriozola, Jesus Vallejo.

Odegaard, Kubo, Ceballos dhe Reinier, sipas AS, do të huazohen, pasi Reali beson se janë e ardhmja e klubit. /Gazeta Express/