Real Madridi pret sonte në Santiago Bernabeo
skuadrën e Celta Vigos

Los Blancos sonte kërkojnë fitore ndaj Celtas
për ta ruajtur diferencën e tyre me tre pikë më shumë se Barcelona, të cilët
janë në vendin e dytë më po aq pikë sa Real Madridi.

Skuadra e Zinedine Zidane ka pikë të barabarta
me Barcelonën, të cilët fituan dje kundër Getafes me rezultat 2-1 duke arritur
në kuotën e 52 pikëve, po aq sa ka edhe Reali por me një ndeshje më pak të
zhvilluar.

Për këtë Zidane sonte ka startuar për herë të
parë pas disa muajve me Eden Hazard të cilit në sulm sonte do ti bashkohen edhe
Bale dhe Benzema.

Celta Vigo në anën tjetër nuk i ka fare punët
mirë këtë sezon dhe janë në rrezik për të rënë nga La Liga për shkak të
rezultateve të dobëta që kanë. Megjithatë, kjo do të thotë se ata do të punojnë
shumë në mënyrë që të dalin me pikë nga Santiago Bernebeu sonte. /GazetaExpress/

Formacionet zyrtare:

Real Madrid

Celta Vigo