Chris Brown është një prej artistëve më me emër në botë, i cili njëherësh është emër shumë i kërkuar, shkruan lajmi.net.

Ai së fundi ka ndarë me ndjekësit disa fotografi, të shkrepura në oborrin e shtëpisë së tij super-luksoze.

Në ato foto, artisti tregon veturat e shtrenjta që posedon, të cilat kanë ngjyra të ndryshme, madje shihet edhe një numër i tyre në garazhin e shtëpisë.

“Ëndrra në ngjyra”, është mbishkrimi që Brown ua la atyre fotografive, ndërsa nuk munguan komentet nga miliona ndjekësit e tij. /Lajmi.net/

View this post on Instagram

DREAM IN COLOR

A post shared by CHRIS BROWN (@chrisbrownofficial) on May 22, 2020 at 8:39am PDT