Rinisja e Premierligës më 12 qershor vlerësohet e pamundur


Sport


Gazeta Express

23/05/2020 18:13

Mbrojtësi i Watfordit, Christian Kabasele, thotë se do të jetë e pamundur që sezoni 2019/20 i Premierligës të rinisë më 12 qershor, përkundër që kjo datë është përmendur si opsioni më i mundur në mediat britanike.

Liga elitare e futbollit në Angli ka qenë e
pezulluar që nga gjysma e muajit mars, mirëpo drejtori ekzekutiv i Premierligës,
Richard Masters, ka insistuar se ndeshjet do të mundë të rinisin muajin e ardhshëm,
transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Kabasele beson se do të jetë e
pamundur të rinisë sezoni më 12 qershor, pasi që thotë se kjo datë është më afër
sesa që duhet dhe se rinisja në këtë datë do ta rrezikonte shëndetin e lojtarëve,
të cilat nga kjo javë janë lejuar të stërviten në grupe të vogla.

“Ne po e shohim se po flitet për 12 qershorin.
Mendoj se është e pamundur sepse deri në atë datë ne do t’i kemi më pak se tre
javë stërvitje, pas një periudhë të gjatë duke mos bërë asgjë. Kjo është e
rrezikshme për ne”, ka thënë 29-vjeçari.

“Nuk jam i sigurt, nuk kam asnjë informatë,
por mendoj se nuk do ta rinisim kampionatin më 12 qershor. Opsioni më i qartë për
mua është të rinisë sezoni në fund të qershorit. Në këtë mënyrë ne do të kemi mundësi
të stërvitemi për të paktën katër javë”.

“Do ta shohim se çfarë do të ndodhë. Për momentin
ka një pikëpyetje të madhe mbi këtë datë për mua”. /Gazeta Express/