Roma me spektakël e shkatërron Beneventon, 12 minuta për Kumbullën


Futboll


Gazeta Express

18/10/2020 22:49

Roma ka marrë pikët e plota në shtëpi duke e mposhtur 5-2 Beneventon.

Spektaklin
në Olimpico e ka fituar Roma, ku u shënuan shtatë gola dhe u zhvillua një
ndeshje e mirë.

Pavarësisht
rezultatit 5-2 që tregon të kundërtën, mysafirët ia vështirësuan punët shumë
vendasve, pasi gjithçka ndryshoi vetëm pas minutës së 69’ kur Jordan Veretout
shënoi për 3-2 nga penalltia, derisa më pas shënuan edhe Dzeko dhe Perez për
5-2.

Golat
më herët për vendasit i shënuan po ashtu Dezko (dy gola në këtë takim) dhe
Pedro Rodriguez.

Për
mysafirët shënuan Gianluca Caprari dhe Gianluca Lapadula.

Marash
Kumbulla u inkuadrua në lojë në minutën e 78’ të takimit.

Roma
ka shkuar në kuotën e shtatë pikëve dhe renditet në vendin e shtatë. /Gazeta
Express/